GAZETA AUSTRIAKE/ Dyshimet për vilën e BE në Tiranë, Vlahutin e bleu...

GAZETA AUSTRIAKE/ Dyshimet për vilën e BE në Tiranë, Vlahutin e bleu me 4700 nga 2000 euro metri katror që shitej

57
0
Shares

Rainhard Kloucek *

rainhard kloucek, vogel

Rainhard Kloucek

Në Ballkan po skicohet një dështim i politikës së Bashkimit Europian. Fuqi jashtëeuropiane po futen fuqishëm në këtë rajon gjeopolitik të rëndësishëm. Forcat e vjetra socialiste po synojnë të rikthehen në pushtet.
Qysh nga viti 2003, Bashkimi Europian u ka premtuar anëtarësinë vendeve të ashtuquajtura pjesë e Ballkanit Perëndimor. Termi Ballkani Perëndimor është një zhargon i BE-së dhe përfshin vendet e ish-Jugosllavisë, pa Slloveninë, plus Shqipërinë. Në Austri mund ta përmendësh si Europa Juglindore. Në zhargonin e BE-së është gjithashtu San Marino pjesë e Europës Juglindore. Gjatë samitit të Selanikut, në vitin 2003, u hap një perspektivë pranimi për vendet e Europës Juglindore. Është kjo arsyeja se përse ne flasim për këtë gjithashtu si Procesi i Selanikut.
Që atëherë, pra në 14 vitet e kaluara, nuk është se kanë ndodhur shumë gjëra. Deri tani i vetmi vend nga ky grup që i është bashkuar BE-së është Kroacia. Maqedonia në vitin 2005 është pranuar me statusin e vendit kandidat; që atëherë kanë kaluar 12 vite. Qysh atëherë maqedonasit presin një datë për fillimin e konkretizimit të negociatave të pranimit. Por Greqia ia ka arritur me sukses ta parandalojë atë. Ky vend me shumë Korrupsion e gati i falimentuar i ka imponuar Maqedonisë mospërdorimin ndërkombëtarisht të emrit të vet dhe njohjen vetëm si FYROM (Former Yugoslav Republic of Macedonia, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë).
Në nivelin e Bashkimit Europian mungon presioni i nevojshëm mbi Greqinë. BE është shumë e zënë me veten e saj me egoizmat nacionaliste të ndryshme.
Nga kjo vjen edhe një tejlodhje, e cila dallohet në të gjitha nivelet e Bashkimit Europian. Në fakt, institucionet kanë rënë dakord që në periudhën legjislative nga 2014 deri në vitin 2019 nuk do të avancojë zgjerimi. Në Kongresin Pan-Europian të vitit 2016, presidentët e shteteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë folën midis të tjerave mbi motivimin për reformat përmes perspektivës së pranimit, por njëkohësisht shprehën zhgënjimin që nga ana e BE-së nuk ishin ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Madje, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i frikësohej faktit që në vend të kemi një Europianizim të Ballkanit, do të bëhet një Ballkanizim të Bashkimit Europian.
Ashtu si më parë, Ballkani mbetet një rajon gjeopolitik shpërthyes në Europë, në të cilin fuqi joeuropiane përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre. SHBA me ndërhyrjen e saj në luftërat ballkanike të Sllobodan Millosheviçit ka kontribuar për një rend post-Jugosllav. Prania e tyre në rajon nuk mund të mos vihet re. Ata që marrin për shembull, truallin e madh për ambasadën e re amerikane në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, mund të imagjinojmë dimensionin e pranisë amerikane. Ndikimi mbi politikën e brendshme të vendeve të veçanta është dokumentuar gjithashtu. Mbetet e hapur se sa administrata e re amerikane nën presidentin Donald Trump do të bëjë një tërheqje nga Ballkani.
Për të mos u neglizhuar është ndikimi i Turqisë. Shteti në dy anët e Bosforit ka qenë aktiv në rajon për shekuj si një fuqi koloniale. Kështu, disa xhami janë paguar me para nga Ankaraja, kompanitë turke janë të përfshira në infrastrukturë (për shembull, në aeroportin e Prishtinës) dhe janë gjithashtu një investitor i mirëpritur. Të dërguarit e Turqisë përdorin dobësinë e BE-së dhe krijojnë oferta për vendet në sektorin e arsimit e gjithashtu edhe në marrëveshjet në sektorin e mjekësisë. Qytetarët e Kosovës, për shembull, kanë ende nevojë për një vizë në vendet e BE, por jo për në Turqi.

RUSIA ËSHTË GJITHNJË E MË AKTIVE NË BALLKAN
Qyshkur Vladimir Putin e ka bërë Rusinë sërish një fuqi të madhe ushtarakisht aktive, ambiciet e Moskës në Ballkan janë qartësisht më të dukshme. Një aleat tradicional është Serbia, ku Rusia ka një bazë të madhe ushtarake në Nish. Kur dy vjet më parë, në Tetovë, (Maqedoni) një bandë kriminale e furnizuar zhvilloi një betejë disaditore me policinë, disa thashetheme thanë se Moska kishte gishtat e saj në lojë. Natyrisht, është e qartë se Rusia ka shtrirë tentakulat e saj në mënyrë intensive në Maqedoni. Disa javë më parë erdhi nga Moska mesazhi se BE-ja dhe SHBA-ja do të destabilizojnë Maqedoninë. Gjatë një bisede në Kosovë me një përfaqësues të lartë të qeverisë, i pyetur për ndikimin e fuqive joeuropiane në rajon, ai tha: “Ndikimi i Turqisë është mbivlerësuar, por ndikimi i Rusisë është nënvlerësuar”.
BE-ja, në anën tjetër, duket se po vepron në rajon pa strategji konkrete. Vizita e fundit e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte miqësore, por pa rezultate konkrete. Pas disa viteve, gjatë të cilave politika e BE-së ishte, ndër të tjera, stabilizuese në rajon, kohët e fundit sërish po dallohet një shqetësim i fortë. Kjo i atribuohet pjesërisht për shkak të politikës së BE-së apo të disa vendeve anëtare të BE-së.
Kosova, për shembull, ende nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së. Përveç kësaj, vendi ka pengesa burokratike të larta të panevojshme për dhënien fund të regjimit të vizave. Arrestimi i ish-Kryeministrit të Kosovës (dhe ish-komandantit të UÇK), Ramush Haradinaj, nga ana e policisë franceze, nuk shërben domosdoshmërisht në qetësimin e situatës. Arrestimi ishte i bazuar në një urdhër arrestimi serb nga viti 2004. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Haradinaj ishte akuzuar më parë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, ai dha dorëheqjen pas një kohe të shkurtër si kryeministër, u kthye në Hagë dhe u lirua përfundimisht.
Shpërthyese është situata në Maqedoni. Edhe pse zgjedhjet në fund të vitit të kaluar sollën një shumicë, atë të qeverisjes se deritanishme VMRO-DPMNE, megjithatë, partia e Kryeministrit Nikolla Gruevski nuk mundi të bindte partnerët e koalicionit. Presidenti Ivanov i përket i së njëjtës parti. Ai refuzoi në fillim të marsit një koalicion qeveria e socialistëve dhe disa parti shqiptare njohin. Qeveria e Gruevskit konsiderohet si qartësisht proeuropiane. Ajo erdhi përmes publikimit të të dhënave të vëzhgimit të shërbimit sekret nën presion. Gruevski kishte urdhëruar spiunazhin, por ishin shqetësuese procesverbalet e publikuara për qeverinë e vet, jo për opozitën socialiste. Disa ekspertë të Ballkanit dyshojnë se pas këtyre veprimeve janë përfshirë zyrtarë të shërbimit sekret të vjetër. Këto struktura të ish-Jugosllavisë kanë më shumë gjasa të ndihmojnë socialistët e LSDM.
Maqedonia vendosi, ndër të tjera, një ligj që të publikohen emrat e punonjësve të ishshërbimit të fshehtë. Pastaj, kur emri i një përfaqësuesi drejtues i Fondacionit Soros qëndronte në këto lista, SHBA-ja dhe BE-ja bënë presion mbi Maqedoninë për të rimarrë përsëri këtë projektligj. Maqedonia e ndjeu presionin.

NDËRHYRJET JOKORREKTE TË BE-së DHE SHBA-së
BE-ja pastaj ndërhyri për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. U instalua një qeveri teknike. Zgjedhjet duhej të zhvilloheshin në pranverën e vitit 2016, por u shtynë më pas deri në dhjetor. Me sa duket, shtetet anëtare të BE-së kërkonin një ndryshim të qeverisë. Kështu thotë një njohës gjerman i Maqedonisë, që Ambasada Gjermane në Shkup i rekomandoi Berlinit mbështetje për shtyrjen e zgjedhjeve me arsyetimin se socialistët nuk ishin ende në gjendje për t’i fituar ato.

MBYLLJA E RRUGËS BALLKANIKE
Kur ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, u shfaq në fushatën zgjedhore për VMRO-DPMNE (qeveria maqedonase ka qenë një partner kyç për mbylljen e rrugës ballkanike), ai u kritikua dhunshëm në shumë komente, duke përfshirë pretendimin se ai kishte tradhtuar vlerat europiane. Gjatë fushatës zgjedhore, në shumë media në vendet e BE-së u përhapën thashetheme se Gruevski ishte një njeri i Moskës. Provat konkrete për këtë nuk u paraqitën kurrë. Politika aktuale e BE-së (në këtë rast, veçanërisht e Komisionit) kundër Maqedonisë dhe ndikimi i qartë për një ndryshim në favor të një qeverie socialiste, mund të shtynte realisht disa grupime politike maqedonase në krahët e Moskës.
Në fillim të këtij viti, pas inaugurimit të Donald Trump, u lançua nga Shtetet e Bashkuara ideja për të ndarë Maqedoninë. Pjesa sllave e vendit për t’u bërë pjesë e Bullgarisë, ndërsa pjesa shqiptare me Shqipërinë apo Kosovën. Shqipëria mban një pjesë të madhe të fajit për situatën aktuale në Maqedoni. Qeveria e Nikolla Gruevskit ishte një koalicion i VMRO-DPMNE-së me një parti shqiptare. Pas ndërhyrjes së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, partitë shqiptare kaluan në anën e socialistëve. Si një çmim për ndryshimin, socialistët duhej të premtonin për të futur shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni. Balanca mes dy komuniteteve ka përjetuar në mënyrë të përsëritur tensione me kalimin e kohës. Me Marrëveshjen e Ohrit, në vitin 2001, u arrit një marrëveshje për përfaqësimin e shqiptarëve etnikë. Marrëveshja e koalicionit me socialistët goditi balancën dhe në mënyrë masive nuk pranohet nga popullata maqedonase. Kjo është edhe një arsye për refuzimin e presidentit Gjorge Ivanov që mos ta njohë këtë qeveri.

BIZNES I DYSHIMTË NË SHQIPËRI
Në Shqipëri, Komisioni i BE-së është vetë nën presion prej disa javësh. Kjo është për shkak të një biznesi të pasurive të patundshme, nga shefja e zyrës së Komisionit në Tiranë, socialistja kroate Romana Vlahutin. Kështu, në një zonë prestigjioze të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, me emrin “Rolling Hills”, u ble një rezidencë me një çmim të tejfryrë. Në atë zonë normalisht paguhet rreth 2000 euro për metër katror për sipërfaqen e banimit, por Komisionit Europian i kushtoi më shumë se 4700 euro për metër katror. Europarlamentaja gjermane, Ingeborg Grassle, shkoi më tej me akuzat, duke kërkuar një hetim ndaj Komisionit. Në përgjigje, Komisioni e argumentoi këtë me një hapësirë më të madhe sesa ishte specifikuar në kërkesë. Kështu, çmimi për metër katror duhej të ishte dukshëm më i ulët. Me sa duket, ishte përfshirë në llogaritje edhe zona e kopshtit, e cila nuk përfshihet në kushtet lokale të strukturës së çmimit.
Një problem tjetër në Shqipëri është legalizimi de fakto i kultivimit të kanabisit nga qeveria socialiste e Edi Ramës. Kjo çoi në situatë absurde që kompanitë që janë në kërkim për punëtorë, të cilat nuk ishin në gjendje për të plotësuar vendet e lira, sepse njerëzit preferojnë të merren me kultivimin e kanabasit. Ndërsa problemi është i njohur mirë në Shqipëri dhe në rajon, ajo është diskutuar rrallë në mediat e vendeve të BE-së. Përmes kësaj linje biznesi, qeveria është duke mbledhur shuma gjigante parash për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme të parashikuara për këtë vit.
OSBE-ja (në vitin 2017 Austria ka kryesimin) – mban në Shqipëri një zyrë me rreth 80 punonjës të mirëpaguar – ka të bëjë me çështje në nivel shkencor. Ju mund të krijoni një studim për të shqyrtuar përse shqiptarët e rrisin kanabisin në një mënyrë të tillë kaq të madhe. Në fund, kështu mendon një bashkëbisedues, mund të dalë në arsyen se shqiptarët rrisin kanabis, pasi ata mund të fitojnë shumë shpejt shumë para. Ky përfundim mund të nxirret edhe pa kërkime të shtrenjta shkencore. Përveç kësaj, shefi i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, ka bërë një prapaktheu të çuditshme. Pasi ai tha në një intervistë televizive se nga biznesi i kanabisit rreth dy miliardë euro janë gati për blerjen e votave për zgjedhjet e ardhshme, ai i rishikoi këto deklarata 24 orë më vonë në një takim me Ministrin e Brendshëm, dhe deklaroi se kjo nuk është e bërë nga qeveria e tanishme, por qeveria e mëparshme.
Përveç një reformë gjyqësore, Këshilli i BE-së ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar luftën kundër kultivimit të drogës dhe ndarjen e politikës dhe krimit të organizuar si një kusht për fillimin e negociatave. Në total janë pesë prioritete të listuara, që duhet të zbatohen nga Shqipëria para se ajo (ndoshta në vitin 2018) mund të vijë për të filluar bisedimet e pranimit. Në një artikull të botuar në mars në “Tirana Times”, Genc Pollo, kryetar i Bashkimit Paneuropian Shqipëri dhe deputet i opozitës, krahason lojën rreth këtyre reformave me Matrioshkat (janë kukulla ruse, ku në çdo kukull ka brenda një kukull më të vogël) metaforë për veprime okulte. Në të kundërt nga pesë prioritetet, Kryeministri Rama flet vetëm për reformën gjyqësore, si një parakusht i negociatave për anëtarësim. Vlahutin, përfaqësuesja e Komisionit të BEsë në Tiranë, e mbështet atë në këtë pozicion.
Një Komision i BE-së i cili e sheh veten të ekspozuar ndaj akuzave të transaksioneve të çuditshme të pasurive të patundshme, nuk mund të jetë përfaqësuesi më i besueshëm për reformën në drejtim të sundimit të ligjit këtu. Ka edhe pohime që edhe për këtë çështje nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, njëlloj si në Maqedoni, ndjek një politikë të njëanshme për socialistët. Kështu shkruajnë disa senatorë amerikanë në letrën dërguar Sekretarit të ri amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në lidhje me ndikimin e diplomacisë amerikane në reformën gjyqësore, në bashkëpunim me Fondacionin “Shoqëria e Hapur” të Sorosit (e cila gjithashtu merrte para nga buxheti i SHBA-ve e i Komisionit të BE-së). Ata prezumojnë se ekspertët e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” ndikuan që pushteti gjyqësor të vijë në dorë të Kryeministrit dhe të së majtës politike. Kjo mund të çojë në destabilizimin e një vendi të NATOs, në të cilin korrupsioni i qeverisë është në rritje përsëri, gjithashtu edhe trafiku i drogës.
Për javë të tëra ka bllokada dhe protesta nga opozita. Në qershor janë zgjedhjet. Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe vendosjen e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Kjo procedurë ka ndodhur më parë edhe në Maqedoni. Atje, BE-ja kishte insistuar në vendosjen e një qeverie teknike të tillë. Dhe kështu u bë. Për Shqipërinë duket se momentalisht mungon kjo dëshirë. Në Maqedoni ka qeverisur një parti josocialiste, në Shqipëri qeverisin socialistët e vjetër.

* Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Paneuropiane Austri.

Botuar në revistën e përmuajshme vjeneze “Paneuropa Austri”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY