Tatimet nisin sot verifikimin e bilanceve

Tatimet nisin sot verifikimin e bilanceve

83
0
Shares

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për e ri për Tatimet, tatimorët do të nisin që sot kontrollet tek biznesi.

Zv.drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri i tha ora news se vizitat tatimore nuk pengohen nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të procedurave tatimore, që parashikonte ndër të tjera vetë-deklarimin e mallrave pa faturë deri në 31 dhjetor.

Në rast të konstatimit të mallrave pa faturë, do të bëhet konfiskimi i tyre sipas ligjit të vjetër.

“Ne do të bëjmë vizitat fiskale te bizneset, me qëllim që bilancet e 2016-ës të fillojnë me gjendje sa më reale të inventarëve. Pasi kjo e bën më të monitorueshme situatën në vijim, por është edhe në avantazh të biznesit, pasi e ka më të lehtë të marrë faturat tatimore”, deklaroi zyrtari i lartë i Tatimeve.

Ai the se nëse bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, atëherë do të zbatohen penalitete në bazë të ligjit të vjetër, që konsistojnë në konfiskimin e mallit pa faturë.

“Në rast se ka mospërputhje, atëherë do të bëhet rivlerësimi tatimor dhe mallrat pa faturë do të konfiskohen, sipas ligjit të vjetër”, deklaroi Dilaveri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY