Llalla ndryshon prokurorët në Korçë dhe Pukë

Llalla ndryshon prokurorët në Korçë dhe Pukë

163
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur lëvizjen e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës, Alket Mersini, me kërkesë të këtij të fundit, duke e komanduar prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës është komanduar Kol Hysenaj, aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Po me kërkesë të tij, drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Albert Murçaj, është larguar nga ky pozicion, duke u komanduar në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të mbajë pozicionin e zëvendësdrejtuesit. Në vendin e tij komandohet Elidian Morina (Kasa), prokurore në Prokurorinë e Pukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY