Shqipëria, fuqi blerëse më të ultën në Europë

Shqipëria, fuqi blerëse më të ultën në Europë

82
0
Shares

Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, sipas grafikëve që janë publikuar nga Eurostat, me të dhëna që i përkasin korrikut të vitit 2015 (paga minimale për Shqipërinë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë).

Me rreth 300 euro në muaj, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse, shqiptarët që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra të ndryshme, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe fqinjët, që ashtu si dhe ne janë në pjesën më të madhe kandidate për në BE.

Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse, e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia.

paga grafik

Edhe në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri, e shprehur në euro, është më e ulëta, në rreth 160 euro. Më pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe serbia, që e kanë pagën minimale po nën 200 euro.

Në vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1 923 euro në Luksemburg.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY