Bejtja: Tri arsye që Basha është politikani i vitit

Bejtja: Tri arsye që Basha është politikani i vitit

97
0
Shares

Lulzim Basha është politikani i vitit për tri arsye, shkruan analisti Andi Bejtja duke theksuar se një reklamë e PS që vinte në gjumë në një divan Lulzim Bashën nuk ka ku të mbështetet. “Në divan nuk është Lulëzim Basha që fle, po dikush tjetër”, shkruan ai duke konkluduar më poshtë se “këtë vit nuk është Lulëzim Basha në gjumë, po Edi Rama”.

Ndërkaq Bejtja diferencon Bashën edhe nga tre politikanët e tjerë shqiptarë, Berisha, Rama, Meta, gjatë një shkrimi publikuar tek Syri.

Tri arsyset që e vecojnë Bashën si politikanin e vitit, sipas Bejtes janë:

Së pari, procesi i dekriminalizimit, që ishte procesi historik jo vetëm i këtij viti, po i gjithë dekadës, u pri dhe u finalizua kryesisht nga Lulëzim Basha. Fillimisht, përpjekjet dhe lufta e Bashës u cilësuan nga disa dhe donkishoteske, por ja ku jemi, të paktën në letër, dhe unë them këtë herë jo vetëm në letër, ne kemi një proces të kryer me konsensus të plotë dhe dekorata kryesore i takon pikërisht këtij njeriu. Në këtë segment historik të politikës shqiptare, ishte pikërisht Basha, që e zgjoi Ramën nga gjumi ku e kishin vënë të ashtuquajturit të “fortë të Parlamentit”.

Së dyti, reforma në drejtësi. Ndryshe nga tre liderët e tjerë, Rama, Berisha, Meta, që si nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga opinioni publik shqiptar shikohen njëkohësisht dhe si pjesë e problemit dhe si pjesë e zgjidhjes, Lulëzim Basha shikohet vetëm si pjesë e zgjidhjes.

Së treti: I vetmi politikan që nuk zihej me gojë në Raportin Konfidencial të OSBE-së ishte pikërisht Lulëzim Basha.

“Rama ndoshta akoma nuk e ka kuptuar që për shkak të bardhësisë me të cilën Lulëzim Basha ka dalë nga këto tri ngjarje të mëdha që shënjuan këtë dekadë e do të shënjojnë dhe dekadën tjetër, ai pikërisht i ka lënë Bashës dhe një telekomandë në dorë: një telekomandë me të cilën Basha jo vetëm e vë Ramën në gjumë kur do, por dhe e zgjon kur do dhe e përplas me kë do ai, aq ëmbël, aq bukur, aq butë, saqë edhe kur Rama të jetë në greminë, në kuptimin figurativ por të plotë të fjalës, Bashën do ta shikojë akoma në gjumë dhe telekomandën që e zbriti aq poshtë do ta kërkojë më kot te dikush tjetër”, përfundon komenti i Bejtes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY