Foto Ilustruese
Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit”, ndërsa janë proceduar penalisht 12 persona, nga këta 5 të arrestuar e ndaluar si dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.
Zyrtarish Policia vendore e Durrësit bën të ditur se specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të kësaj policie, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar, ”Pagesa e fundit ”.
Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar
1• Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës.
2• Fatjona Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës.
3• Alma H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës.
4• Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës.
5• Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë
6• R. S. 27 vjeç, banues në Mamurras.
7• Sh. K. 73 vjeç, banues në Durrës, taksist;
8• K. M. 60 vjeç, banues në Durrës.
9• G. H. 67 vjeç, banues në Durrës.
10• P. L. 30 vjeç, banues në Durrës.
11• Sh. A. 27 vjeç, banues në Durrës.
12• K. Sh. 50 vjeç, banues në Durrës.
Mekanzimi i ngjarjes
Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. ua dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar
• 3 automjete;
• kartmonedha;
• aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ”Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;
• “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç , R. S. , K. M., G. H. , P. L. , Sh. A. dhe K. Sh.
• “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma H;
• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh. K.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/