Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel është evakuuar pasi në të thuhet se është gjetur një pako e dyshimtë.
Lajmin e raportojnë të gjitha mediat ndërkombëtare, teksa “Reuters” ka cituar një zëdhënës të policisë për të konfirmuar ngjarjen.
“Ne jemi duke hetuar një paketë të dyshimtë”, tha zëdhënësi i policisë.
Një dëshmitar okular gjithashtu informoi agjencinë se kishte parë katër arka të verdha plastike që dukeshin në zonën e izoluar me shirita të verdhë.
Agjencia e lajmeve AFP ka specifikuar se zona ku thuhet se është gjetur pakoja është rreth hyrjes kryesore të ndërtesës ed cila përdoret për automjetet.
Pakoja u zbulua gjatë kontrolleve rutinë të kryera në dërgesat që hyjnë në Kancelari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/