Vrasja në Luz të Kavajës, Isufi shpëtoi me trupin e tij Marion

Vrasja në Luz të Kavajës, Isufi shpëtoi me trupin e tij Marion

300
0
Shares

Xhevat Saraçi, autori i dyshuar i vrasjes

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Xhevat Saraçi, i akuzuar nga Prokuroria e Kavajës për “vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “armëmbajtje pa leje”, vepër nga e cila ka mbetur i vdekur shtetasi Isuf Xhani, ngjarje e ndodhur në datën 04. 01. 2016 në fshatin Luz i Madh.

Konflikti dhe vrasja për një plep
Sipas prokurorisë, në datë 04. 01. 2016, Komisariati i Policisë Kavajë është vënë në dijeni në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Luz i Madh Kavajë. Kështu nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi Isuf Xhani si edhe është tentuar të vritet shtetasi Marjo Xhani. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta  ku viktima Isuf Xhani dhe shtetasi Mario Xhani kishin prerë një dru plepi që ndodhej në tokën e autorit Xhavit Saraçi. Fillimisht kanë bërë fjalë më njëri-tjetrin dhe më pas autori ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën që mbante pa leje, dhe në momentet që të dy shtetasit e mësipërm janë afruar pranë banesës, autori u ka dalë përpara dhe në distancë ka qëlluar në drejtim të tyre nga ku ka mbetur i vrarë shtetasi Isuf Xhani.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, banesës së shtetasit Xhavit Saraçi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shtatë gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm, ndërsa në banesën e të arrestuarit u gjet arma e krimit, një pushkë gjysmë automatike model 56 me numër  YI-O 190K, me tre fishek në gushë.

Isufi mbrojti me trup Marion
Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe pyetjes së dëshmitarëve ka rezultuar se shtetasi Xhevat Saraçi ditën e ngjarjes ka debatuar me shtetasit Isuf dhe Mario Xhani në lidhje me prerjen e një peme plepi prej këtyre shtetasve. Më pas ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të shtetasve Isuf dhe Mario Xhani ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Isuf ndërsa shtetasi Mario ka shpëtuar për shkak se i është hedhur në mbrojtje Isufi.
Sipas prokurorisë, nga tërësia e akteve hetimore si dhe të arrestimit në flagrancë të shtetasit Xhevat Saraçi, rezulton se janë respektuar detyrimet ligjore të parashikuara nga nenet 251, 252 dhe 255 të Kodit të Procedurës Penale ndaj ky arrestim duhet vleftësuar i ligjshëm.
Në këto kushte ndaj të arrestuarit Xhevat Saraçi është e domosdoshme caktimi i masës së sigurimit personal ‘Arrest në burg’, duke pasur parasysh rrethanat e faktit, rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, marrëdhëniet që ajo ka cenuar, gjithë faktin në tërësi, etj, argumentoi sot para gjykatës, në kërkesën e saj për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY