Mbushen kaskadat, KESH i vetmi i kënaqur nga reshjet

Mbushen kaskadat, KESH i vetmi i kënaqur nga reshjet

59
0
Shares

Shtimi i ndjeshëm i reshjeve në orët e fundit po jep ndikimin pozitiv në rritjen e rezervës energjetikës në kaskadën e Drinit.
KESH, i cili duke se është më i kënaquri nga këto reshje, bën të ditur se po e shfrytëzon këtë situatë optimalisht, duke i trajtuar prurjet nëpërmjet ngarkimit maksimal të mundshëm të agregatëve të vet dhe njëkohësisht duke reduktuar me rreth 75% importin e energjisë elektrike të kontraktuar për periudhën kohore 02-15 janar 2016, për t’i rimarrë në një kohë të përshtatshëm gjatë javëve në vijim. Shtyrja në kohë e importit të energjisë nuk do të sjellë kosto për Korporatën.
Në kushtet aktuale me prurje të mëdha dhe pas reduktimit të importit, KESH njofton se po prodhon (me kapacitetet gjeneruese të HEC Koman dhe HEC Vau Dejës) për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tariforë vendas dhe njëkohësisht për të optimizuar bilancin energjetik mes KESH dhe KEK në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të shkëmbimit.
Me përjashtim të rasteve kur sistemi do të ketë nevojë për më shumë energji, HEC Fierzë do të mbahet i ndalur me qëllim grumbullimin e rezervës ujore dhe lehtësimin e veprimeve operacionale për menaxhimin e situatës në dy HEC-et e tjerë.
Përveç administrimit të riskut hidrologjik në Kaskadën e Drinit, KESH sh.a po administron dhe riskun hidrologjik që vjen nga HEC-et e vegjël, private dhe koncesionarë, të cilët kanë katërfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike brenda një harku kohor prej 24 orësh (nga 50 MW në mbi 200 MW).
KESH sh.a. njofton se po ndjek dhe monitoron nga afër dhe në vazhdimësi situatën në HEC-et e Kaskadës së Drinit për të menaxhuar në mënyrë optimale prurjet, njëkohësisht duke kontribuar në uljen e rrezikut nga përmbytjet.

 


Sipas të dhënave zyrtare të Sektorit te operimit dhe monitorimit te Kaskadës në orën 13:00 niveli i HEC…

* Kaskadës në orën 13:00 niveli i HEC… Fierzë ishte 277.89 (1.4 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet janë rreth 1800 m3/sec (nga rreth 130 m3/sec 24 orë më parë).
* Koman niveli ishte 173.35 m, (1.8 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet anësore janë rreth 600 m3/sec (nga rreth 120 m3/sec 24 orë më parë).
* Vau i Dejës niveli ishte 75.02 m3/sec, (0.2 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet anësore rreth 440 m3/sec (nga rreth 270 m3/sec 24 orë më parë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY