VITI 2015/ Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, të dytët pas sirianëve me mbi...

VITI 2015/ Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, të dytët pas sirianëve me mbi 54 mijë kërkesa

78
0
Shares

Shqiptarët nuk reshtën së kërkuari azil në Gjermani. Dyndja vijoi edhe në muajin dhjetor, pavarësisht thirrjeve nga Tirana e Berlini se shqiptarët nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil në Gjermani, pasi shtetet ballkanike konsiderohen prej shtatorit, vende të sigurta origjine dhe riatdhesimeve në masë. 1801 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë regjistruan autoritetet gjermane gjatë muajit dhjetor, pavarësisht se numri i tyre ka rënë ndjeshëm krahasuar me muajt e tjerë. Shqiptarët u renditën në vendin e pestë dhe jo më në të dytin, vend të cilin e mbajtën për muaj me radhë gjatë 2015-ës.
Gjithsesi, shqiptarët janë konsoliduar në vendin e dytë për sa u përket kërkesave për azil për vitin 2015. Në total për vitin e kaluar u regjistruan 54 762 kërkesa nga shqiptarët. Statistikat e ministrisë së brendshme gjermane konstatojnë se krahasuar me vitin 2014, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët u rrit me 575 %, një nivel rritjeje që le pas të gjitha shtetësitë e tjera.
Sirianët mbajnë vendin e parë për gjithë 2015-ën me mbi 162 mijë kërkesa në total. Ata renditen në krye edhe për dhjetorin me mbi 25 mijë kërkesa, të ndjekur nga irakianët e afganët.
Në total janë rreth 1.1 milionë emigrantë e refugjatë të hyrë në Gjermani për 2015-ën, ku llogariten edhe ata të paregjistruarit, shifër që shënon rekordin e të gjitha kohërave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY