REFORMA NË DREJTËSI/ Petrit Vasili kundër Ylli Manjanit

REFORMA NË DREJTËSI/ Petrit Vasili kundër Ylli Manjanit

66
0
Shares

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se tryeza e ekspertëve të thirrur për reformën në drejtësi ka ende se çfarë të prodhojë, para se fjala t’i kalojë politikës.
“Duhet të jenë ekspertët ata që të na thonë kur nuk mund të vazhdojnë më tej”, tha Vasili gjatë një bisede me gazetarët.
Ndërkohë që opozita dhe ministri i Drejtësisë Manjani kërkojnë që dialogu për reformën në drejtësi të kalojë nga nivel ekspertësh në atë politik, Petrit Vasili mendon se tryeza në të cilën po punohet aktualisht ka ende çfarë të ofrojë.
ylli manjani 22Në kushtet kur opozita nuk paraqiti ekspertët e saj në tryezë, deri sa të zgjidhet ngërçi i vendimmarrjes me 3/5, që sipas demokratëve i mundëson mazhorancës kapjen e sistemit të drejtësisë, nënkryetari i LSI nuk beson se selia blu do të bojkotojë tryezën.
Ndërkohë një ditë më parë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi se ka ardhur koha që fjala t’i kalojë tryezës politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY