Edi Rama me Sal Rusin dhe miq te tjere te tij te komunitetit te biznesit ne Nju Jork
Edi Rama po ndiqte ndeshjen e basketbollit në Florida nën shoqërinë e Sal Rusit, milionerit shqiptar që jeton në Staten Island në Nju Jork në një prej vilave më me histori që ka pasur metropoli i botës.
Kryeministri i Shqipërisë ka miqësi me të hershme me bosin e pastrimit të gratacielave në Nju Jork dhe është takuar edhe herë të tjera me të.
Edi Rama dhe Hashim Thaci ne shtepine e Sal Rusit
Ai ka qënë në shtëpinë e tij më shumë se një herë dhe herën e fundit ndodhej ndërkohë në shoqërinë e kryeministrit tjetër shqiptar Hashim Thaci.
Të dy kryeministrat kanë kaluar një pjesë të vizitës në Nju Jork nnë shoqërinë e biznesmenit dhe miqve të tij.
Në foton e transmetuar nga mediat rama është sërish nën shoqërinë e tij.
Mediat amerikane nuk kanë shkruar ndonjëherë lidhur me vizitat e kryeministrit shqiptar tek Rusi, por kur Hillary Clinton shkoi në një darkë atje atëherë shtypi i Nju Jorkut e atakoi atë si një vizitë të gabuar.
Mediat konsideruan atëherë për vizitën e Clinton se “vendi me lidhje mafioze nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për presidente të SHBA”.
Kryeministri Rama e ka shpallur publikisht në Nju Jork – në një takim vjetor organizuar nga KKSHA biznesmenin shqiptaro amerikan Sal Rusi si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA, megjithëse kjo gjë nuk është realizuar asnjëherë. Droni.al, Beqir Sina
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/