Britania ndryshon oraret e provimeve për studentët myslimanë

Britania ndryshon oraret e provimeve për studentët myslimanë

117
0
Shares

Të gjithë studentët myslimanë në Britaninë e Madhe do të japin provimet e tyre më herët sesa zakonisht, për shkak të muajit të Ramazanit, rit i besimtarëve myslimanë, të cilët agjërojnë për 30 ditë të këtij muaji të shenjtë të fesë islame.

Lajmi është bërë i ditur nga bordi ekzekutiv i sezonit të provimeve dhe vjen pas komenteve të komisionerit të fëmijëve,institucion që mbron të drejtat e tyre, i cili tha se oraret e provimeve mund të ndryshojnë për të favorizuar nxënësit myslimanë.

Testet do të zhvillohen në orët e para të ditës, pasi studentët myslimanë janë më pak të uritur, ose mund të mbahen para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në fillim të qershorit. Muaji i Ramazanit i është afruar nga viti në vit sezonit të provimeve të verës në Angli, duke nisur nga fundi i majit në fillim të qershorit.

Këtë vit periudha e agjërimit për mysliamanët bie mes 6 qershorit dhe 5 korrikut, e cila përkon me pjesën më të madhe të provimeve. Malcolm Trobe, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së liderve të shkollave dhe kolegjeve, tha se unioni është takuar me udhëheqësit e besimit mysliman për të diskutuar mbi muajin e Ramazanit dhe ka planifikuar të publikojë udhëzime të reja për shkolla dhe kolegje përpara provimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY