Ditari i Alida Hiskut, fjalitë që ia nxinë jetën

Ditari i Alida Hiskut, fjalitë që ia nxinë jetën

113
0
Shares

Persekutimi për këngëtaren e njohur Alida Hisku erdhi edhe për shkak të shënimeve të saj në ditar lidhur me kushtet e punës ne nje aksion.

Ishte e zymtë në ato cfarë konstatonte dhe më keq edhe I memorizonte duke I hedhur në bllokun e saj të shënimeve, një mode e atyre viteve për të mbajtur ditar.

Studiusi I arkivave, Kastriot Dervishi ka vecuar disa nga fjalitë e saj më “të tmerrshme” që më pas u përdorën edhe në gjyqin kundër kengetares se bukur.

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës së partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuara fillimisht te pedagogët, kanë qenë:
-“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”.
-“Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”.
-“Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”.
-“Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”.
-“Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”.
-“Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY