Një person është vrarë sonte në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës. Andrea Billa 36 vjec, është qëlluar me një pistoletë TT rreth orës 21.40 në një lagje të qytetit të Vlorës.
Billa u qëllua me 4 plumba dhe u gjet i vdekur pranë makinës së tij me targa AA 330AB
Billa ishte emigrant në Spanjë dhe sapo kishte ardhur tek të afërmit për pushime.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
“
Rreth orës 21:40, në lagjen “Rilindja” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në pallatin pas Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës, ku për pasojë është plagosur me armë zjarri Pistoletë të llojit TT dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shtetasi i quajtur:
Andrea Billa, 36 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”.
Nga hetimet e para hetimore mësohet se ky shtetas sapo ishte kthyer nga Spanja për pushime në Shqipëri, gjithashtu ky shtetas njihet edhe me emrin: Agim Meli
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/