Horoskopi, 7 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 7 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

66
0
Shares

Dashi
Pushimet tuaja nuk kanë qenë aspak entuziaste dhe optimiste, kështu që do të ndjeni peshën e stresit të akumuluar. Mundohuni të planifikoni një fundjavë pushim, sidomos e diela duhet të jetë relaks absolut.

Demi
E enjtja do të jetë një ditë e tensionuar. Pavarësisht takimit me miqtë dhe kolegët, nuk do të jeni të lumtur, por me zor do të përshtateni me rutinën. Hëna ndodhet në një pozicion të brishtë dhe do t’iu bëjë nervoz dhe në siklet.

Binjakët
Kjo ditë nuk paraqitet e kënaqshme, për shkak të ndikimit të Neptunit. Mos u shqetësoni, pasi së shpejti në sajë të ndikimit të Diellit dhe këshillave të një personi të afërt, do të rigjeni qetësinë. Është momenti për të vepruar, pasi do të ndjeni peshën e kohës.

Gaforrja
E enjtja do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë për të lindurit e kësaj shenje. Lini mënjanë çdo frikë dhe hezitim dhe veproni. Për gjithë ata që kanë qenë konfuz në dashuri, me qetësinë e pranishme në qiellin tuaj astral, mund të arrini shumë.

Luani
Do të jenë të shumta rastet kur do të vini në praktikë synimet tuaja të mira. Në punë do të arrini të shfaqni aftësitë tuaja dhe do të tregoheni mjaft të vlefshëm. Edhe në dashuri do të ndiheni të mbushur me entuziazëm. Me partnerin do të keni sintoni të plotë.

Virgjëresha
Kjo ditë do të jetë kryesisht me fat. Në dashuri nuk do të keni vështirësi për të marrë atë që dëshironi nga partneri, por edhe në punë do të arrini rezultate të mira. Dita do të jetë mjaft pozitive dhe ju do të mund të relaksoheni më së shumti në darkë.

Peshorja
Debatet me partnerin ose në familje, do të shkaktojnë jo pak shqetësim tek ju. Sot do të keni si synim të shijoni ditën me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj. Ruhuni, pasi Plutoni shumë shpejtë mund t’i prishë planet tuaja.

Akrepi
Gjatë kësaj dite do e gjeni veten duke planifikuar më mirë punën tuaj, pasi ambiciet tuaja do të marrin vlerë dhe ju do të gjeni mundësinë të veproni. Në studime, punë dhe dashuri, do të vendosni objektiva të cilat do të kenë një afat fiks. Vetëm kështu do të realizioni ambiciet tuaja.

Shigjetari
Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive për ata që janë në çift, në sajë të ndikimit të Diellit dhe Hënës. Do të ndiheni optimistë dhe prania e një mikut tuaj, do të zhdukë çdo shqetësim. Në dashuri mund të ketë konflikte të vogla.

Bricjapi
Dita do të jetë disi e vështirë, sidomos prej pranisë së Uranit, Hënës dhe Mërkurit. Nuk do jetë e lehtë që ta nisni ditën me këmbën e duhur. Megjithatë bëni kujdes në punë dhe studime, pasi me kujdesin e duhur do të arrini rezultatet e pritshme.

Ujori
Ngarkesa në punë do t’iu çorodisë. Do të keni shumë gjëra për të bërë, por mundohuni që t’i klasifikoni sipas rëndësisë. Mundohuni të mos e lini pas dore partnerin dhe shmangni sa më shumë konfuzionin dhe nervozizmin.

Peshqit
Dyshimet dhe mungesa e sigurisë do ju bëjnë të lëkundur gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë zgjidhjen e problemeve. Meditimi do t’iu ndihmojë të qartësoni më mirë gjërat dhe të shmangni sa më shumë gabimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY