Krujë, gjendet në kanal trupi i pajetë i një shtetasi, shënja dhune...

Krujë, gjendet në kanal trupi i pajetë i një shtetasi, shënja dhune në kokë

92
0
Shares

Një person i pajetë është gjetur i hedhur në një kanal në Mallkuc të Krujës. Viktima i seksit mashkull ka shenja dhune në kokë dhe dyshohet se është vrarë.

Viktima eshte ende e paidentifikuar zyrtarisht nga policia e Durrësit. Nga këqyrja e trupit janë konstatuar shenja plagësh. Të tilla janë parë edhe në pjesën e kokës dhe dyshohet se ai është vrarë e më pas hedhur në kanal.

Korrespondenti i “Panoramës” raporton se dyshimet e para të policisë, lidhen me pengun e marrë një natë më parë në Durrës, por për këtë nuk ka ende konfirmim zyrtar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY