Vetëm një ditë pasi është rëmbyer në Durrës nga 4 persona të maskuar si policë, Gazmend Çollaku u gjet i vrarë në një kanal në një rrugë dytësore në Krujë.
Sipas policisë, trupi i pajetë i 40-vjeçarit Çollaku u gjet në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar dhe i vrarë. Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e djeshme (6 janar) nga 4 persona që ishin të maskuar me uniformë policie.
Policia informoi një ditë më pare se Çollaku u rrëmbye me forcë në parkingun e një lokali, ku grabitësit më pas u larguan me një audit me targa gjermane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/