Greqi, shqiptari vret ish-bashkëshorten greke në Halkidiki

Greqi, shqiptari vret ish-bashkëshorten greke në Halkidiki

62
0
Shares

Një shqiptar në Greqi dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten, dhe është larguar duke marrë me vete njerin prej dy djemve të mitur të familjes.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Ormila të Halkidikisë. Banorët dëgjuan britmat plot agoni të gruas dhe njoftuan policinë se diçka e dyshimtë po ndodhte.

Kur uniformat blu mbërritën në vendngjarje, gjetën trupin pa jetë të gruas 41 vjeçare. Nga të dhënat e para rezulton se ajo kishte vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditje thike.

I dyshuari si autor i vrasjes, me moshë 34 vjeç, thuhet se është larguar duke marrë me vete djalin më të vogël.

Çifti nuk bashkëjetonte prej disa kohësh dhe viktima jetonte me dy fëmijët e mitur, të moshës 6 dhe 4 vjeç.

Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe ndalimin e personit që dyshohet si autor i vrasjes. Masa të veçanta sigurie janë marrë edhe në pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë, për të parandaluar një kalim të mundshëm të të dyshuarit në Shqipëri.abc

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY