Andrea Billa, vrasja për një histori që lidhet me Spanjën!

Andrea Billa, vrasja për një histori që lidhet me Spanjën!

752
0
Shares

36 vjecari, Andrea Billa, i cili mbeti mbrëmë i vrarë para shtëpisë së tij dyshohet se ka qënë i përfshirë në një histori droge në Spanjë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të gushtit të 2015 kur një grupi shqiptarësh iu sekuestrua rreth 300 kg kanabis sativa.

Policia është duke hetuar rreth lidhjeve të tjera të tij me ngjarje që kanë të bëjnë me trafiqet. Billa ka jetuar për shumë kohë edhe në Greqi. Ai është babai i tre fëmijëve dhe nga pasaporta e tij është parë se ai ka pasur shumë lëvizje jashtë vendit.

Billa u gjet mbrëmë nga një komshi i tij të paktën 10 minuta pas vrasjes. Policia thotë se ai është qëlluar nga afër pasi dy nga plumbat e kanë marrë në kokë. Edhe banorët afër vendit të ngjarjes thonë se krismat ngjanin me ato të fishekzjarrëve.

Andrea njihet edhe me emrin Reagim Meli.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 21:40, në lagjen “Rilindja” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pas Shërbimeve Shoqërore, në pallatin pranë rrugës “Odhise Grillo” (përballë pallatit me nr.1052), vend në të cilin persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri Pistoletë, shtetasin e quajtur:

– Andrea Billa ose Reagim Meli, 36 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, i cili për shkak të plagëve të marra në trup, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pranë rrugicës përballë pallatit të tij.

Gjithashtu ky shtetas njihet ndryshe edhe me emrin: Reagim Meli, pasi e ka ndryshuar emrin në shtetin Grek për qëllime dokumentacioni.

Mësohet se shtetasi: Andrea Billa (Reagim Meli), ka punuar si emigrant në shtetet Spanjë dhe Greqi.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar 4 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun e Vlorës dhe deri tashmë janë shoqëruar 9 persona në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vlorë, me të cilët po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY