Policia ka konfirmuar se nuk ka më dyshime rreth faktit se trupi i gjetur i pajetë në Malkuc të Krujës është Gazmend Collaku i cili u mor peng mbrëmë në Durrës rreth orës 8 të mbrëmjes.
Trupi do të ekzaminohet nga mjekësia ligjore për të gjetur shkakun e vdekjes dhe evidentuar gjurmë të ndryshme të vrasësve të mundshëm. Mesohet se vdekja i ka ardhur nga nje plumb pas koke, nderkohe qe eshte gjetur i lidhur kembe e duar.
Collaku ka plagosur një person kohë më parë por besohet se ai ka lidhje me një ngjarje të rëndë, vrasjen e dy të rinjve në qytetin e Durrësit.
Policia po punon edhe në pistën trafikut të drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/