Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes nxjerr “Cougar”et

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes nxjerr “Cougar”et

62
0
Shares

Shira të shumtë po vazhdojnë të bien me intensitet në të gjithë vendin, duke shkaktuar edhe përmbytje. Në operacionet e evakuimit janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në këto momente rreth 250 forca, mbi 35 mjete të ndryshme si fadroma, iveko, eskavator etj., si dhe një helikopter ‘Cougar’, janë të angazhuara në terren.

Angazhimi i forcave ushtarake ka vijuar në disa zona problematike si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shijak, Gjoricë të Dibrës etj.

Aktualisht një helikopter ‘Cougar’ po kryen një operacion për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Katundit të Ri në Qerret të Durrësit, të cilët janë të bllokuar nga ujërat. Deri në këto momente nga toka është bërë e mundur evakuimi i 74 personave, si dhe është transportuar edhe dokumentacioni i shkollës në Qerret.

Krahas helikopterit, FA kanë angazhuar në këtë zonë edhe mjete të tjera shpëtimi nga Batalioni i Këmbësorisë në Poshnje për t’i ardhur në ndihmë dhe evakuuar njerëzit në nevojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY