Rifillojnë reshjet në të gjithë vendin. Situata e rënduar në Shijak, Sukth,...

Rifillojnë reshjet në të gjithë vendin. Situata e rënduar në Shijak, Sukth, Cërrik dhe Peqin

103
0
Shares

Situata vijon të mbetet e rëndë, në ditën e dytë të përmbytjeve, për shkak të pasojave të një dite më parë, por edhe për shkak se reshjet e shiut kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Drejtori i Përgjithshëm Shemsi Prençi deklaroi se “situata e rënduar paraqitet në Shijak, Sukth, Cërrik dhe Peqin. I bllokuar aksi Elbasan- Gramsh. Po ashtu në Çermë të Lushnjës janë 200 ha tokë të përmbytura. Në Pajovë janë përmbytur impiantet e inerteve. Situata përmbytjesh ka edhe në Lushnjë, Divjakë dhe Rrogozhinë”.

Diber- Edhe pse prurjet e Drinit në Dibër kanë rënë përsëri dy fshatra mbeten të bllokuara për shkak se përroi doli nga shtrati në Luzinë duke dëmtuar rrugët. Po ashtu edhe në Fushë Bulqizë, dy fshatra janë bllokuar, ndërkohë që strukturat po punojnë për të hapur rrugët.

Shijak- Në Shijak situata është disi e vështirë, pasi janë rreth 150 banesa që ndodhen nën ujë në fshatin Sallmone dhe disa fshatra përreth.

Lezhe- Në Lezhë, aty ku situata një ditë më parë ishte e tensionuar, ditën e sotme është normalizuar. Në qytet nuk raportohet për dëme, pasi uji në të gjitha zonat është tërhequr. Edhe në zonën e Pllanes ka rënie të nivelit të ujit.

Edhe në Mat eshte bllokuar fshati Stopan, pasi janë dëmtuar disa ura.

Elbasan- Ndërsa në Gramsh eshte mbledhur Shtabi i Emergjencave Civili, pasi aksi rrugor që lidh Elbasanin me Gramshin është e bllokuar pas rrëzimit të një ure. Në Kukur përroi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe bllokim të rrugëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY