Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjendja e rrugëve është në përgjithësi e mirë ndërkohë që ka lajmëruar për mbylljene disa akseve rrugore për shkak të përmbytjeve.
Në aksin Cërrik – Gramsh, segmentin Banjë – Drizë, është i bllokuar, si pasojë e fryrjes të liqenit të Devollit.
Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e bllokuar si pasojë e dy shkarjeve masive, në km 9 dhe km 20.Po punohet nga kontraktori për eleminimin e tyre dhe pritet të hapet nga casti në cast
Në aksin Elbasan – Gjinar, në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohet intensivisht.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë ka një shkëputje trupi i rrugës me një gjatësi 10 ml, në vendin e quajtur Miliska. Po punohet për të gjetur një rrugë alternative kalimi, por në fakt nuk ka rrugë të tillë në atë zonë. Për momentin qarkullimi është i bllokuar.
Në Strungaj, km 34 nga Rrëshen – Tuneli, ka ndodhur ditën e djeshme një shembje masive dheu. Është punuar gjithë natën nga kontraktori për heqjen e dherave dhe aluvioneve nga rruga dhe sot nuk ka probleme për qarkullimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/