Aksi rrugor Elbasan -Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish magazinat e Rezervave të Shtetit, është bllokuar sot në mëngjes duke penguar qarkullimin e mjeteve në një prej akseve kryesore të vendit.
Policia rrugore, sipas autoriteteve është në vendin ku ka rënë masivi i dheut dhe po largon automjetet larg zonës së rrezikut pasi mund të ketë rrëshqitje dheu përsëri.
Ndërkohë është njoftuar drejtoria e rrugëve dhe firma kontraktuese për te hapur rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...