Një vajzë 17 vjece është gjetur e pajetë në ambientet e një shkolle të mesme në Fier. Nxënësja me emrin Ana Rina që studionte në një shkollë profesionale në këtë qytet u gjet nga nxënësit e klasës së saj.
Nuk dihen arsyet e vdekjes së 17 vjecares por policia mendon për helmim ose arsye shëndetësore.
Sipas policisë nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale “Murialdo”.
Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.
Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.
Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor.
Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes.
Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rethanave të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/