Shqipëria ndër 20 vendet me çmimin më të lartë të naftës në...

Shqipëria ndër 20 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë

73
0
Shares

Shqipëria mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës.
“Global Petroleum Prices”, një sajt i cili publikon çmimin e karburanteve me pakicë thuajse në të gjitha vendet e botës, e klasifikon Shqipërinë si vendin e 20 me çmimin më të lartë të naftës në glob.
Sipas tregtarëve, arsyeja kryesore janë taksat e rënda që qeveria ka vendosur mbi naftën, shumica e të cilave janë fikse dhe nuk lehtësohen me rënien e çmimit.
Vetëm gjatë dy viteve të fundit, taksat mbi naftën janë rritur me gati 30 lekë për litër, ndërkohë që një sistem i ri tarifash mbi licencimin e pikave të karburanteve mund ta rrisë sërish barrën.
Aktualisht në disa pika me pakicë në kryeqytet nafta po shitet me një çmim që varion nga 160 deri në 163 lekë për litër, duke shënuar një rënie me gati 5 lekë për litër gjatë ditëve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY