Esat Dushaj kërkon falje në gjykatë për vrasjen e dy vëllezërve

Esat Dushaj kërkon falje në gjykatë për vrasjen e dy vëllezërve

107
0
Shares

Esat Dushaj ka kërkuar falje në gjykatë për vrasjen e dy vëllezërve Abdulla e Skënder Shkambi, paraditen dy janarit në Drisht. Pas dëgjimit të deklarimeve të të akuzuarit dhe argumenteve të Prokurorisë togat e zeza vendosën ta lënë në burg 31-vjeçarin.
Gjatë 5 ditëve hetim Prokuroria ka rindërtuar të gjithë ngjarjen mbi dëshmitë e tij dhe të vëllait të viktimave Rexhep Shkambi. Po mbi këto dy dëshmi është faktuar se motiv i këtij krimi ishte refuzimi i Skënder Shkambit për t’i dhënë vajzën për grua Esat Dushajt, që njihet edhe me emrin Aleksandër .
Sipas Rexhep Shkambit, ditën e ngjarjes vëllezërit e tij Abdullahu dhe Skenderi janë takuar në fshat me vrasësin. Vëllezërit i kanë thënë në telefon se kanë probleme me të dhe ai është nisur menjëherë. Por ka dëgjuar të shtëna armësh pak sekonda më pas dhe ka parë Esad Dushajn të largohet me vrap dhe me një automatik në dorë.
Vetë Dushaj gjatë marrjes ne pyetje në prokurori ka thënë se Skënder Shkambi e ka kërcënuar fillimisht në telefon. Ditën e ngjarjes e kishte kërkuar nëpër fshat dhe sapo e kishte parë në rrugë i ishte afruar. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe Dushaj pretendon se është ofenduar ai dhe familja e tij nga viktimat. Për këtë arsye ai ka shkuar në banesën e tij e cila është vetëm 50 metra larg ku ka marrë automatikun. Është rikthyer përsëri dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të vëllezërve duke i lënë të vdekur në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY