Në Lushnje e Shijak, 3 mijë ha tokë nën ujë, shkatërrohen disa...

Në Lushnje e Shijak, 3 mijë ha tokë nën ujë, shkatërrohen disa ferma dhe biznese

50
0
Shares

Dy prej zonave më problemnatike në të gjithë vendi nga përmbytjet janë Lushnja dhe Shijaku. Në Shijak llogariten rreth 3 mijë hektarë tokë nën ujë ndërkohë që nën monitorim është edhe lumi Shkumbin i cili ka prurjet më të mëdha historike në vend sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë autoritetet po mbajnë nën kontroll argjinaturat e dëmtuara.

Situatën e vështirë që paraqitet në Lushnjë dhe Shijak e konfirmon edhe Drejtori i tokës dhe ujërave Irfan Tarelli i cili bën me dije se aktualisht 3 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë në zonën e Shijakut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Irfan Tarelli: “Me daljen nga shtrati të lumit Erzen , me prurje të jashtëzakonshme kemi praktikisht nga informacionet para një ore rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe të përmbytur të cilat përfshijnë zonën e Katundit, zonën e Sukthit dhe përgjatë brigjeve të këtij lumi. Gjithashtu prurje të jashtëzakonshme gjatë natës së mbrëmshme dhe sidomos herët në mëngjes ka patur lumi Shkumbin për rreth 2 mijën metër kub për sekondë që mund ta quajmë prurje historike , e papërballueshme në situata të tilla.”

Aktualisht Ministria e Bujqësisë ka nën vëmendje ndërhyrjet në diga dhe argjinatuarat e lumenjve por nëse reshjet vazhdojnë situata pritet të jetë e vështirë.

Irfan Tarelli: “Në qoftë se reshjet janë të tilla brenda disa orësh kalojnë 80 mm shi, vadimi i ujit nuk mund të bëhet për 3 , 4 orë. Edhe teorikisht është e pamundur. E rëndësishme është që me masat parandaluese dhe monitorimin moment pas momenti të bëjmë më të mirën e mundshme çka nënkupton përforcimin e argjinaturave , kontrollin e tyre sistematik”, eshte shprehur Tarlli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY