Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti sekret, edhe shqiptarë të përfshirë në ngacmimet seksuale natën e vitit të ri në Këln

07/01/2016
Raporti sekret, edhe shqiptarë të përfshirë në ngacmimet seksuale natën e vitit të ri në Këln
Share on FacebookShare on Whatsapp


E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar raportin konfidencial të policisë për ngacmimet seksuale natën e vitit të ri në Këln. Sipas dëshmive, imigrantët që shkaktuan trazirat u tallën me policët duke u thënë atyre se i kishte ftuar Merkeli dhe duheshin trajtuar mirë. Mes emigrantëve dyshohet se kishte edhe shqiptarë.

Përveçse ngacmuan seksualisht femrat dhe qëlluan me fishekzjarre në drejtim të turmës, grupi prej rreth 1 mijë imigrantësh që shkaktoi shqetësime gjatë festimeve natën e ndërrimit të viteve në qendër të Këlnit u tall edhe me policët gjermanë. Mes imigrantëve kishte edhe shqiptarë. Faktet janë bërë të ditura nga e përditshmja gjermane “Bild”, që ka siguruar raportin konfidencial të policisë gjermane, për këtë ngjarje.
Mes dëshmive të shumta në raport, janë edhe ato të disa policëve gjermanë që ishin në shërbim atë natë. Ata thonë se një imigrant sirian i përfshirë në aktet e dhunës u kishte thënë shprehimisht: “Jam sirian, duhet të më trajtoni mirë, më ka ftuar Merkeli”.
Ndërsa një tjetër kishte grisur në sy të policëve lejen e qëndrimit dhe u kishte thënë se do të marr nesër një tjetër.
Ndërsa një avokat nga Këlni me origjinë tuniziane, i cili ka në ngarkim një grup refugjatësh nga Afrika Veriore, dëshmon ndër të tjera në raport se, “në grupin e të huajve nuk kishte vetëm shtetas arabë nga Afrika e Veriut, por edhe të kombësive të tjera, mes të cilave edhe shqiptarët. Grupi imigrantëve e refugjatëve të ardhur në Gjermani me valën e azilkërkuesve të muajve të fundit, ishte organizuar përmes ‘Facebook’-ut për të festuar ndërrimin e viteve në qendër të Këlnit”, shprehet ai.
Mediat gjermane shkruajnë se atë natë “Shteti nuk e kishte më në zotërim situatën”, duke hedhur dyshime të forta se policia ishte e papërgatitur.
Deri më tani autoritetet kanë regjistruar 121 denoncime nga shtetasit gjermanë për ngacmime seksuale dhe dhunë të ushtruar nga emigrantët. Ndërsa përmes kamerave të sigurisë janë identifikuar fytyrat e të paktën 16 prej agresorëve, identiteti i të cilëve është i vështirë të zbulohet.
Për ngjarjen reagoi me tone të ashpra edhe kancelarja Angela Merkel, gjatë një vizite zyrtare në Rumani, e cila nuk përjashtoi mundësinë e dëbimit të të tillë individëve. Ngjarja në Këln shkaktoi edhe protesta të ekstremit të djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.