Moti pritet të përmirësohet gjatë orëve në vijim duke sjellë ndërprerjen e reshjeve në të gjithë vendin. Por sipas parashikimit të Shërbimit Ushtarak Meteorologjik reshjet pritet të kthehen sërish me intensitet të lartë në fundjavë kryesisht të dielën në mbarë territorin e vendit. Por ajo që është për të theksuar janë rritje e ndjeshme të temperaturave në të dyja ekstremet e tyre.
Reshjet intensive të shiut pritet të ndërpriten gjatë orëve në vijim për tu rikthyer përsëri me shtrëngata që do të përfshijnë të gjithë vendin në fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se gjatë të premtes moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira. Rikthim të reshjeve të shiut do të kemi ditën e shtunë gjatë orëve të pasdites kryesisht në Veri-Perëndim të territorit. Reshjet do të jenë të karakterit lokal , ndërsa dita e dielë do të jetë ajo e cila do të përfshijë gjithë territorin me reshjet e shiut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/