Rrëmbeu tre persona në 2012, arrestohet 30 vjeçari nga Lazarati

Rrëmbeu tre persona në 2012, arrestohet 30 vjeçari nga Lazarati

60
0
Shares

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një person nga Lazarati të shpallur në kërkim për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje pengë e personit e kryer në bashkëpunim”.
Të njëjta burime saktësuan se i ndaluari është Arbër Meçi, 30 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar për këtë person, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje pengë e personit e kryer në bashkëpunim”.
Për ekzekutimin e këtij urdhri Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë  ka dërguar shkresën nr. 80  datë 10. 05. 2012 ku kërkohet zbatimi i vendimit penal, pasi ndaj këtij shtetasi është vendosur masa e sigurisë “Arrest me Burg”.
Ky shtetas do të gjykohet në vijim nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka transferuar çështjen në këtë gjykatë.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendim e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe e ka transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ndryshuar dhe akuzën në “Heqje e paligjshme të lirisë, në bashkëpunim”.
Ky shtetas në vitin 2012 së bashku me disa persona të tjerë kanë marrë në automjetin e tyre tre shtetas dhe i kanë mbajtur për disa orë në fshatin Lazarat, ndaj tyre kanë ushtruar dhunë fizike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY