Refugjatët nuk përmbahen, pas Gjermanisë përdhunojnë gratë në Finlandë dhe Zvicër

Refugjatët nuk përmbahen, pas Gjermanisë përdhunojnë gratë në Finlandë dhe Zvicër

91
0
Shares

Pas përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale në Këln të Gjermanisë, zgjerohen përmasat e  skandalit. Mediat e huaja raportojnë se përdhunime ka pasur edhe në Helsinki dhe në Zvicër, me protagonistë gjithnjë refugjatët e ardhur në kërkim të një jete më të mirë.
Sipas “Express” 6 ngacmime seksuale në grup janë raportuar pranë autoriteteve në Zvicër. Autoritet aty thonë se numri është jashtëzakonisht i lartë për vendin, i cili ka një nga normat më të ulëta të krimit në Europë.
“Një zëdhënës i policisë shtoi se sulmet ishin ‘pak të ngjashme’ me 120 raste të abuzimit seksual që u zhvillua në qytetin gjerman të Këlnit në të njëjtën natë”.
Ndërkohë që “The Telegraph” raporton se ngacmime të shumta seksuale janë regjistruar në Helsinki gjatë festimeve në natën e Vitit të Ri.
Sipas policisë finlandeze ka pasur raportime dhe denoncime të shumta për një nivel jashtëzakonisht të lartë të ngacmimit seksual në Helsinki në prag të Vitit të Ri, ndërkohë që ata ishin informuar rreth planeve nga grupe të caktuara të azilkërkuesve.
“Nuk kemi pasur këtë lloj ngacmimi në vitin e mëparshëm, apo në vite të tjera, e as denoncime për këtë çështje. Ky është një fenomen krejtësisht i re në Helsinki”, tha zëvendës shefi i policisë së kryeqytetit finlandez Ilkka Koskimaki për AFP.
Rojet e sigurisë të punësuar të patrullonin në qytet në prag të Vitit të Ri kanë thënë në polici se kishte “ngacmim seksual të përhapur” në një shesh qendror ku rreth 20,000 njerëz ishin mbledhur për festimet.
Tre sulmet seksuale që janë denoncuar, kanë ndodhur në stacionin qendror hekurudhor të Helsinkit në prag të Vitit të Ri, ku rreth 1,000 azilkërkuesit kryesisht irakianë kishin strehuar.
“Policia ka marrë informacion në lidhje me tre raste të sulmit seksual”, tha policia.
“Të dyshuarit ishin azilkërkues. Të tre u kapën dhe u dërguan në paraburgim menjëherë”, ka thënë Ilkka Koskimaki për  gazetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY