FOTO/ Hajdarmataj: Shirat përmbytën shtetin në Has

FOTO/ Hajdarmataj: Shirat përmbytën shtetin në Has

61
0
Shares

Deputetja e Qarkut të Kukësit Mimoza Hajdarmataj ishte në Domaj të Hasit, ku si pasojë e reshjeve të mëdha, Gura e fshatit ka përmbytur shtëpitë dhe po rrezikon jetën e dhjetëra familjeve.
“Gjendja në Veri nga përmbytjet është e rëndë, ndërkohë që konstatohet mungesa totale e strukturave qeveritare”, thotë deputetja e PD.
has, permbytjeBanorët, mes të cilëve të moshuar dhe fëmijë gjenden të izoluar në pamundësi për furnizime me ushqime dhe ilaçe. Asnjë ndihmë apo ushqime për bagëtitë nuk është dhënë nga Emergjencat civile apo strukturat e tjera shtetërore, në këto zona tejet te izoluara, me distanca të largëta nga Kukësi, me infrastrukturë të amortizuar dhe pa asnjë shërbim publik.
mimoza hajdarmataj, has1Deputetja Hajdarmataj në takimet me banorët e shtëpive të përmbytura tha se është e patolerueshme që qeveria në këtë emergjencë nuk mbështet as banorët por dhe vetë pushtetin lokal, ku janë përfaqësues të PS.
mimoza hajdarmataj, has2“Këtu nuk ndihet as edhe një moment shteti, emergjencat civile, jetët njerëzore dhe çdo gjë janë lënë në mëshirën e fatit. Kryeministri qe erdhi nga pushimet dhe ministrat nuk mund të analizojnë emergjencën e përmbytjeve vetëm nga qendra e Shqipërisë e të shpërfillin  Veriun dhe Jugun me arrogancë”, tha Hajdarmataj.
Banorët i thanë deputetes Hajdarmataj se të tilla përmbytje nuk kanë ndodhur prej më se gjysmë shekulli dhe se ata rrezikohen nga ora në orë nga mungesa e ndërhyrjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY