VIDEO/ Publikohen pamjet e turmës përdhunuese në Gjermani. Rrëfimi i 18-vjeçares: Më...

VIDEO/ Publikohen pamjet e turmës përdhunuese në Gjermani. Rrëfimi i 18-vjeçares: Më futën duart kudo

69
0
Shares

Në Gjermani është rritur sensibiliteti për situatën e krijuar mbrëmjen e Vitit të Ri në Këln, kur rreth 90 femra janë sulmuar seksualisht dhe vetëm një denoncim ka pasur për përdhunim, por të tjera padi janë ngritur për grabitje e ngacmime seksuale. Ministri i Brendshëm gjerman tha se do ndëshkohen të gjithë autorët, pavarësisht vendit të origjinës teksa kanë nisur arrestimet e para.
Televizioni gjerman N-TV ka transmetuar mbrëmë dëshminë e njërës prej dhjetëra femrave që u gjendën 31 Dhjetorin e 2015 të rrethuara nga meshkujt që i grabitën dhe i ngacmuan.
18-vjeçarja e quajtur Mishel, ka rrëfyer momentet e frikës që ka përjetuar së bashku me shokët kur u rrethuan nga 20-30 meshkuj të cilët i ka përshkruar si shumë të zemëruar.
vajza-sulmuar“Në ato momente ne ishim vetëm 11 persona. Ishte ora rreth 11 i natës kur ne ishim në stacionin kryesor të trenit dhe donim të hipnim për të parë fishekzjarrët që do hidheshin atë natë. Ishte ky momenti kur vumë re gjithë këta meshkuj që rrinin në këmbë rreth nesh. Arritëm të shkonim pas Katedrales dhe donim të kalonim pas Muzeut Ludëig për t’u bashkuar me të gjithë dhe të shihnim fishekzjarret nga lumi, por papritmas u rrethuam nga një grup me 20- 30 burra”.
“Në sytë e tyre kishte shumë zemërim. Përpiqeshim tu largoheshim pak nga pak sa të mundnim. Ata na futën duart kudo dhe na kontrolluan, na vodhën sendet që kishim me vete, telefonat celularë. Ishte ora rreth 12:30 dhe u kthyem sërish në stacion për të kapur trenin që do nisej në orën 1am. Por kishte kaq shumë njerëz rreth tij sa ishte e vështirë të arrinim në platformën kryesore”.
Ajo tha se ishte e pamundur që grupi të qëndronte sërish bashkë dhe ndaj u ndanë.
“E pashë që treni im nuk do nisej dhe u ktheva pas përmes turmës së njerëzve dhe eca 5 kilometra për në shtëpi në këmbë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY