REFORMA NË DREJTËSI/ Rama, Meta, Ruci, Xhafaj e Manjani vendosin politikisht: Ekspertët...

REFORMA NË DREJTËSI/ Rama, Meta, Ruci, Xhafaj e Manjani vendosin politikisht: Ekspertët të vazhdojnë diskutimet teknikisht

100
0
Shares

Mazhoranca përjashton mundësinë që tani për tani diskutimet për reformën në drejtësi të ngrihen në nivelin politik. Përkundër kësaj ka bërë apel që diskutimet të vazhdojnë në nivel teknik.
Çuditërisht, një vendim të tillë mazhoranca e ka marrë në një tryezë politike. Në përfundim të kësaj tryeze sipas asaj që deklaroi edhe kreu i Parlamentit Ilir Meta, duket se ishte diskutuar vetëm për apelin ndaj ekspertëve të PD, për rikthimin në tryezë, ndërsa nuk ka dashur të zbulojë se pse ishte e nevojshme që për këtë vendim të mblidheshin kryeministri Rama, ai vetë, apo edhe krerët e grupeve parlamentare Ruci e Vasili, si edhe ministri Manjani.
“Diskutuam lidhur me ecurinë e gjithë punës për të reflektuar sa më shpejt përmbylljen e draftit. Vlerësoj punën e ekspertëve dhe  ju bëj thirrje ekspertëve të opozitës të mos bojkotojnë. Koha nuk pret të përfshihen deri në fund dhe çdo  mendim ta diskutojmë në komisionin e posaçëm parlamentar në një fazë të dytë. Kemi një platformë përpara atë të Komisionit të Venecias. Dhe nuk mbetet gjë tjetër veç ta çojmë deri në fund. Ekspertët e PD kanë bërë një punë për tu përshëndetur nën frymën rekomandimeve të Venecias. Dhe ju bëj thirrje të mos vetëpërjashtohen për nj çështje apo disa çështje të caktuara, por të marrin pjesë në tryezë nën ruajtjen e frymës s komisionit të Venecias. Do bëjmë çdo përpjekje për t’ju afruar dhe jo larguar konsensusit”, u shpreh Ilir Meta në përfundim të tryezës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY