“Kokedhima, pas ZP u vjedh socialistëve edhe Kongresin!”

“Kokedhima, pas ZP u vjedh socialistëve edhe Kongresin!”

50
0
Shares

Koco Kokëdhima pasi mbylli gazetën ZP për të mos konkuruar Shekullin ia doli të shtyjë edhe kongresin e socialistëve që duhej të mbahej në mes të janarit, sipas ish-Kryeministrit Berisha.

“Kryeministri i Jugut apo sivllau Kokedhima, kohe me pare u vodhi socialisteve gazeten “Zeri i Popullit” pasi konstatoi se gazeten e tij “Shekulli”, simoter e ZP, nuk e blinte me njeri.

Ne keto kushte ai bindi Ramen qe njera gazete duhej mbyllur dhe kjo njera sigurisht nuk mund te ishte Shekulli por Z.P.

Por pa u thare lotet e Braceve te PS per funeralin e ZP, sivllau i pangopur Kokedhima uu beri mega vjedhjen e dyte te madhe socialisteve shqiptare.

Kryeministri i Jugut dhe kryekusari i Jugut, pas nje pune te nendheshme, metikuloze e konspirative me disa biznese dhe disa dege te PS, gjithnje ne interes te sivllaut, Rama realizoi vjedhjen unike me spektakolare ne historine politike te nje partie, vjedhjen e Kongresit te Partise Socialiste te Shqiperise.

Pas ketij akti, sot ne PS por as ne mediat e ndervarura e te pavarura nga qeveria madje as ne portale e padukshme dhe ne asnje media nuk belbezohet me qofte dhe nje fjale e vetme per Kongresin e PS. Ne fakt sivllau Kokedhima iu ka vjedhur edhe qeverine saqe tani kudo flitet per qeverine e sivllezerve apo qeverine Rama – Kokedhima dhe se shpejti Koçua do u vjedhe edhe Partine dhe do lere jetime politike mijera socialiste shqiptare! Prandaj prej dy muajve nje grup i vogel socialistesh me ne krye Gramoz Ruçin mblidhen çdo te shtune ne darke tek Termeti i Tepelenes, shtrojne pula dhe raki dhe vajtojne e qajne me denese: “O le le; Oi; oi; Kocua na vodhi Kongresiiiine/ O le le ;Oi; oi; Koçua po na vjedh partiiine”!! sb”, shkruan Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY