“Rama zhduku fondet për kanalizimet”

“Rama zhduku fondet për kanalizimet”

48
0
Shares

“Çdo banor i Bregut të Matit, i Torovicës, i Ishmit, i Sukthit, i Shijakut, i Çermës, çdo banor i Rrrogozhinës, fshatrave të Elbasanit, të Lushnjës, Fierit, Dibrës, çdo i përmbytur këto ditë nga Veriu në Jug, duhet ta dijë se fatkeqësia natyrore nuk do të ishte kaq dramatike nëse nuk do të ekzistonte fatkeqësia tjetër më e rëndë, që quhet Edi Rama’ deklaroi sot deputeti i PD, Luciano Boci .

Sipas tij, sapo erdhi në pushtet, Edi Rama hoqi 2.5 milionë dollarë për kanalizimet, ose 30 përqind të gjithë fondit.

Në shtator të vitit 2014, pikërisht para sezonit të reshjeve, Edi Rama hoqi 4.9 milionë dollarë për kanalizimet, ose e shkurtoi fondin me 40 përqind.

Në fund të vitit që kaloi, zhduku sërish 4.2 milionë dollarë që ishin të destinuara për kanalizimet.

Ndërkohë që në fushatë, Edi Rama premtoi se asnjë pëllëmbë toke nuk do të përmbytej më dhe tha se do të investonte 160 milionë dollarë për kanalizimet.

“Me të gjitha aktet e tij, ka treguar se është bashkautor i përmbytjeve dramatike.

Dhe është shfaqur gjithnjë pasi ka dalë dielli, ose pasi është kthyer prej pushimeve luksoze.

Kjo arrogancë e kjo pacipësi, kjo shpërfillje e poshtërim i shqiptarëve nuk thahet dot dhe nuk mbulohet dot, ajo meriton e do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët”, deklaroi deputeti demokrat, Boci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY