Ngerci i reformës në drejtësi, Lu dhe Vlahutin “hetim” procesit

Ngerci i reformës në drejtësi, Lu dhe Vlahutin “hetim” procesit

59
0
Shares

Blokimi i punës së komisionit të ekspertëve të reformës në drejtësi për shkak se rekomandimet e Venecias janë zëvëndësuar me rekomandimet e eskpertëve të mazhorancës kanë vënë në lëvizje ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së, Vlahutin.

Ata u takuan sot me kryetarin e komisionit të reformës, Fatmir Xhafaj dhe përfaqësuesin e opozitës Oerd Bylykbashi si dhe ekspertët e opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Xhafaj është edhe një nga autorët e draftit që u paraqit në takimet e ekspertëve në këtë fillim viti në ndryshim nga rekomandimet e Venecias.

Një ditë më parë Lu pati një takim të gjatë prej 3 orësh me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Edhe pse nuk ka deklarime pas këtij takimi mendohet se një pjesë e mirë e bisedës ka qënë lidhur me reformën.

Ngecja e procesit ka sjellë po sot një takim mes presidentit Nishani dhe Kryeministrit Rama ndërkohë që krerët e mazhorancës u takuan sot paradite tek vila qeveritare.

Rekomandimet e Venecias po hasin në rezistencë. Ajo që shohim tani është mungesa e pajtimit që gjykatësit e Kushtetueses të zgjidhen me një shumicë 2/3 nga 3/5 që është aktualisht.

Këtu ka ndodhe edhe redaktimi i parë i rekomandimeve për të cilat opozita nuk bie dakord.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi sot kryeministrit Rama të deklarohej nëse ishte pro apo kundër rekomandimeve të Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY