Takimi Nishani-Rama pa një vendim për tryezën

Takimi Nishani-Rama pa një vendim për tryezën

59
0
Shares

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga kryeministria apo presidenca për takimin Nishani-Rama, por sipas tv klan Kryeministri Rama nuk ka mbështetur një propozim të Presidentit Nishani, i përsëritur edhe një ditë më parë, në pritjen me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave, për një takim mes liderëve kryesorë politikë, për të rakorduar qëndrimet në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Nevoja e një tryeze të politike për Reformën në Drejtësi ishte rekomandimi i Presidentit para mbylljes së vitit 2015. Kreu i shtetit madje kritikoi mazhorancën, e cila sipas tij, ka lënë jashtë nga procesi i diskutimeve për hartimin e draftit institucionin që ai drejton.

Presidenti i qëndron mendimit se, pas raportit të Komisionit të Venecias, përgjegjësia e vijimit të procesit mbetet tek lidershipi politik në vend, i cili duhet të përcaktojë zyrtarisht piketat ku duhet të kalojë ky proces.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY