Vrasja e Gaz Çollakut, policia numëron 70 të shoqëruar…, 3 pista…, por...

Vrasja e Gaz Çollakut, policia numëron 70 të shoqëruar…, 3 pista…, por ende asnjë autor e motiv

112
0
Shares

Lokali ku u mor peng Gazmend Çollaku në Durrës

Plot 70 persona ka shoqëruar Policia e Durrësit dhe ajo Tiranës në lidhje me rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut.
Të shoqëruarit janë pyetur për ngjarjen pas dyshimeve se ata mund të kenë informacione të vlefshme, që mund të shërbejnë për zbardhjen e krimit. Pasi janë pyetur për disa orë, ata janë lënë të lirë.
Mes të shoqëruarve mësohet se kanë qenë disa emra të njohur për policinë, si persona me precedentë penalë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po drejton hetimet, ka kontrolluar tablatet e telefonit të 34 – vjeçarit Çollaku, në përpjekje për të gjetur lidhje të tij me të shoqëruarit apo me të dyshuar të tjerë.
Nga këqyrja e tyre nuk është përfituar asnjë element i vlefshëm për hetimin, pasi viktima nuk ka pasur asnjë telefonatë apo mesazh kërcënues.
Sipas hetuesve, Çollaku ka qenë duke zbritur nga makina e tij, kur katër persona me uniforma policie i janë afruar dhe e kanë goditur me një shkop bejzbolli. Më pas e kanë futur në makinë tip “Audi”, ngjyrë e zezë, me targa gjermane.
Ajo që bie në sy është fakti se makina ka mundur të largohet nga qyteti i Durrësit në drejtim të Fushë – Krujës, pa u ndaluar nga asnjë patrullë e policisë, edhe pse ngjarja u pa nga disa dëshmitarë që e raportuan menjëherë në sallën operative të policisë.
Tre janë pistat kryesore të hetimit, ku është fokusuar puna e policisë dhe prokurorisë.
Prishja e pazareve në trafikun e drogës është njëra prej tyre, pasi Gazmend Çollaku njihej si kontingjent aktiv i kalimit lëndëve narkotike nga Durrësi në drejtim të Italisë.
Po hetohet edhe pista e lidhjes me vrasjen e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushajt me 20 Dhjetor, pak metra larg vendit ku u rrëmbye 34-vjeçar Çollaku. Ai ishte mik i Kodrës dhe u shoqërua pas vrasjes së tij, pasi ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes.
Pista e tretë që po ndjekin hetuesit është e kaluara kriminale e viktimës dhe dyshimet për hakmarrje. Në 2008 ai është arrestuar nga policia për tentativë vrasje, akuzë e cila i ndryshon në plagosje të lehtë dhe pas dy viteve burg, Çollaku lirohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY