Hetimet për Xibrakën në pikëpyetje: 2 momente që hedhin mjegull

Hetimet për Xibrakën në pikëpyetje: 2 momente që hedhin mjegull

47
0
Shares

Hetimet për
Xibrakën duhet të mbyllen me 8 shkurt pas vendimit që ka dhënë gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për të zgjatur hetimin vetëm një muaj.

Prokuroria ka kërkuar në fakt tre muaj zgjatje të procesit investigativ por ka mundur të marrë kohë nga gjykata vetëm për 4 javë më shumë duke paralajmëruar ndërkaq një dështim të mundshëm në mbylljen me sukses të dosjes më të rëndësishme të trafikut të kokainës në Shqipëri.

Sipas prokurorisë ata ishin në pritje të përgjigjeve të palës gjermane ndërkohë që Ferdinand Ndoja, avokati i
Ilir Hysenit dhe shqiptaro-gjermanes Pranvera Ebelig sqaron se ai ka mundur t’i sigurojë në rrugë private përgjigjet e palës gjermane.

Kjo deklaratë shton dilemat rreth faktit nëse ka korrektëse në hetime po aq sa edhe vendimi i ngushtë i gjykatës.

Para një viti policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vunë në zbatim operacionin e ndjekur nga policia gjermane për trafikun ekokainës në Shqipëri të quajtur “xibraka”, duke arrestuar9 persona dhe duke sekuestruar mbi 20 kg kokainë të pastër.

Ndër të arrestuarit e këtij operacioni ishte dhe nipi i diktatorit
Enver Hoxha,
Ermal Hoxha për të cilin në dhjetor të 2015 gjykata rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së arrestit me burg ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY