Kartoni i ri për patentat, ja afatet e vlefshmërisë

Kartoni i ri për patentat, ja afatet e vlefshmërisë

89
0
Shares

Nga 1 janari do të përdoret sistemi i patentave të reja por kjo nuk do të thotë se patentat e vjetra nuk njihen. Por Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë me dije afatet e vlefshmërisë për patentat që janë dhënë deri më 31 dhjetor 2015, sipas tabelës së mëposhtme:

Kategoria A, B dhe BE:
janë të vlefshme për 10 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 50 vjeç; janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 50 deri në 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç

Kategoria C, D, CE dhe DE:
janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi moshën 60 vjeç; nuk rinovohen mbi 65 vjeç.

Leja e drejtimit ndërkombëtare:
Plotësohet me afat vlefshmërie 1 (një) vjeçar, nga data e lëshimit. Nuk lëshohet leja e drejtimit nderkombëtare, nëse i ka kaluar afati i vlefshmërisë i lejes së drejtimit kombëtare.

Leja e drejtimit e përkohshme:
Plotësohet me afat 1(një) mujor nga data e lëshimit, sipas përmbajtjes së lejës.

Leje drejtimi të posaçme(për invalidët):
Kategoria A dhe B:
janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç

Kategoria C:
janë të vlefshme për 3 vjet.
nuk janë të vlefshme mbi 65 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY