POLICIA/ Ja si ndodhi egzekutimi në Fier

POLICIA/ Ja si ndodhi egzekutimi në Fier

62
0
Shares

Policia ka zbardhur një pjesë të krimit që ndodhi në orët e pasdites në autostradën Lushnjë-Fier.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

“Ne aksin rrugor Fier -Lushnje ne vendin e quajtur “Kthesa e mullirit te arte” eshte vrare me armë zjarri shtetasi Denis Kasa,44 vjeç, dhe janë plagosur po me arme zjarri,shtetasit E.M dhe K.K te cilet jane derguar ne spitalin Rajonal Fier.

Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës tip benz me targa shqiptare AA 414 LC, ku udhëtonte viktima dhe dy të plagosurit.

Ende nuk është verifikuar si ështe djegur makina e viktimës.

Më pas autorët jan larguar me nje automjet tjeter tip Toyotë veturë me targa te huaja ku i kanë vënë flakën në mes të një are rreth një kilometër nga vendngjarja.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Forcat e policisë dhe Fnsh Fier po krehin zonën pasi dyshohet se autori/ët mund të kenë lëvizur me këmbë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY