Meksikë, arrestohet “El Chapo”, bosi më i kërkuar i drogës

Meksikë, arrestohet “El Chapo”, bosi më i kërkuar i drogës

69
0
Shares

Arrestohet “El Chapo”, bosi më i kërkuar i drogës.
Ka qenë vetë presidenti i Meksikës i cili ka njoftuar arrestimin e trafikantit më të madh të drogës në botë, El Chapo Guzman. Ai u arratis para disa muajsh nëpërmjet një tuneli të hapur poshtë WC-së së qelisë së tij.
“Misioni i përfunduar: e kapëm atë. Do të doja të informoja meksikanët që Joaquin Guzman Loera është arrestuar”, ka shkruar presidenti Enrique Pena Nieto në Twitter.
Guzman ka qenë lideri i kartelit të rogës Sinaloa i cili furnizonte SHBA-të ilegalisht me drogë. Ai u rikap nga policia në vitin 2014 dhe u paraqit si një fitore e madhe e qeverisë meksikane, por burgimi i tij nuk zgjati më shumë se disa muaj.
Guzman kishte arritur të arratisej edhe në vitin 2001 nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë duke u fshehur në një kosh lavanterie.
Ai ishte duke vuajtur dënimin prej 20 vjetësh pasi u arrestua në 1993 në Guatemala.
Guzman themeloi kartelin e drogës të quajtur Sinaloa dhe brenda pak vitesh u bë një ndër kartelet më të mëdhenj në Meksikë në vitet ’80.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY