FOTO LAJM/ Laç, asnjë tabelë në rrugë, por policia “in action” për...

FOTO LAJM/ Laç, asnjë tabelë në rrugë, por policia “in action” për të mbushur arkën e shtetit me gjoba

105
0
Shares

Qytetarë të ndryshëm nga Laçi denoncojnë fenomenin e gjovënieve nga policia në këtë qytet me të vetmin qëllim mbushjen e arkës së shtetit. Këtë e demonstrojnë edhe me foto ku qartazi mungesa e tabelave dhe sinjalistikës rrugore, pranë poliklinikës së qytetit, e shndërron fenomenin e gjobvënies, në abuziv dhe të jashtë ligjshëm.
lac, policia 2“Në qytetin e Laçit, dhe jo vetëm, ndodh fenomeni i gjobitjes së automjeteve në mënyrë të pa ligjshme. Këto foto janë provë e një skemë të funksionimit të Ministrit Tahiri për mbushjen e arkës së shtetit me gjoba nga më të ndryshmet”, denoncojnë qytetarët në rrjetet sociale.
“Nëse parkimi i automjeteve pranë poliklinikës e cila është një institucion jetik dhe nuk është një bilardo apo kioskë qoftesh që hyhet për qejf, vendosni tabelat përkatëse që dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm për shkeljen e konstatuar. Gjoba nuk është ndërgjegjësim, tabela është ndërgjegjësim”, apelojnë qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY