Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Atentati në Fier, viktima pa precedent penal, hetim për të kaluarën e të plagosurve

08/01/2016
Atentati në Fier, viktima pa precedent penal, hetim për të kaluarën e të plagosurve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia në vendngjarjen e sotme

Denis Kasa, 44-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Fierit rezulton se ishte emigrant në Itali. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar me familjen festat e fundvitit.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se Denis Kasa, ndryshe nga dy personat e mbetur të plagosur që po udhëtonin bashkë me të në momentin e atentatit, nuk rezulton të ketë precedent kriminal në të kaluarën. Nga informacionet paraprake mësohet se Klement Kastrati, një nga të plagosurit e atentatit të mbrëmjes së sotme në fshatin Mbrostar të Fierit është ndaluar nga policia në vitin 2008. Klement Kastrati në atë kohë 23 vjeç, u vu në pranga bashkë me një person tjetër  në akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”, “Kanosjes”, si dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Kjo ka bërë që policia të nisë verifikimet nëse shënjestër e atentatit me kallashnikov mund të kenë qenë të dy të plagosurit, Elton Margariti, 42 vjeç nga Patos dhe Klement Kastrati, 31 vjeç nga Fieri të cilët ndodheshin në makinë me të në momentin e atentatit. Denis Kasa ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Benz”, ndërsa një prej të plagosurve ishte shofer kurse tjetri ishte ulur në sediljen e pasme.
Në vendngjarje janë gjetur dy armë kallashnikov, njëra në makinën ku udhëtonte viktima, ndërsa arma tjetër u gjet pak metra larg makinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.