Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka kritikuar formulimet e ndryshimit në Kushtetutë që lidhen me BE dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Union.
“Menyra se si jane formuluar ndryshimet Kushtetuese te cilat do te hyjne ne fuqi kur Shqiperia te behet vend anetar i BE, eshte aq larg formulimit te sakte sa eshte larg edhe dita kur do te jemi vend anetar.
-Neni 2 i Draftit thote se : “Republika e Shqiperise MERR PJESE ne Bashkimin Europian per te ushtruar bashkerisht me shtetet e tjera anetare te kompetencat shteterore, ne baze te nje marreveshje te ratifikuar nga shumica e anetareve te kuvendit”.
E para:
Sigurisht qe Shqiperia nuk MERR PJESE ne BE si ai i ftuari ne dasem, por ANETARESOHET ne BE pasi te plotesoje kushtin kryesor, ate te plotesimit te standarteve europiane se brendshmi.
E dyta:
84% e shqiptareve jane pro anetaresimit ne BE dhe te parashikosh me Kushtetute se na u dashka nje marreveshje e ratifikuar nga shumica e anetareve te Kuvendit, pasi vullneti i shqiptareve u dashka perkthyer ne marreveshje, eshte si te thuash ne shtepi duhet te hysh nga oxhaku!!!!
E treta:
-Parashikon/ propozon gjithashtu se si do te jete zgjedhja e deputeteve shqiptare ne Parlament Europian kur te jemi vend anetar i BE-se.
Ne nje skenar “paturpesisht”optimist, kjo nuk ndodh para 8 vjetesh dhe me nje skenar realist duhen 10 vjet deri sa t’ja mberrijme asaj dite. Kjo, nese nuk ka kushtezime te reja nga ana e Bashkimit Europian, i cili per turp te vet zgjerimin e Europes e ka kthyer ne hije te arsyes mbi te cilen u ngrit Europa e Bashkuar!..
Presidenti i Komisionit Europian Juncker,ka parashikuar nje diskutim te gjere per nje traktat te ri Europian i cili do te shtroje pikepyetje te reja per institucionet e BE-se, menyren e zgjedhjes e pergaqesimit ne to etj
Britania e Madhe ka nje referendum kete vit, (perkon me votimin e reformes tone ne drejtesi),gjate te cilit do te votoje nese do te qendroje ne BE apo jo. Dhe sigurisht ajo vote,nuk do te jete pa ndikim per te ardhmen e BE.
Kriza financiare, ajo e sigurise, gjeopolitika, politika e jashtme e papeshe e BE-se, ne pergjithesi nje kaos e humbje konfidence se BE do te jete sic eshte sot dhe qe sic eshte sot nuk mund te funksionoje mire, e bejne te pamundur parashikimin se cdo ndodhe ketu e 10 vjet.
E katerta:
Dikush mund te thote ne shprehim vullnetin dhe gadishmerine tone ne Kushtetute per Anetaresimin ne BE.
Dakord, por thuajse te gjitha vendet e anetaresuara qe prej kur nisi Procesi i Stabilizim Asocimit, ndryshimet kushtetuese qe lidhen me anetaresimin i kane votuar ne permbyllje te procesit te negociatave. Ne as e kemi nisur.
Cekia ka votuar ndryshimet ligjore ne 2001 dhe u anetaresua ne 2004, Kroacia ne 2010 dhe u anetaresua ne 2013 e keshtu me radhe.
Dhe se fundmi nje qartesim per te gjithe ekspertet e reformes kudo qe ndodhen!
Do kishte qene mire qe keto propozime te ishin diskutuar ne Keshillin Kombetar te Integrimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/