Arrestohet kryetari i komunës Berzhitë

Arrestohet kryetari i komunës Berzhitë

72
0
Shares

Policia ka vënë në pranga sot ish-kryetarin e komunës Berzhitë, Genci Drita.

Ai u arrestua nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Më parë gjykata e kishte dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Po ashtu, ndaj shtetasi Genc Drita, ILDKPKI ka dorëzuar një kallëzim penal për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

“Sipas kallëzimit të ILDKPKI, shtetasi Genc Drita ka fshehur kontratën e sipërmarrjes për blerjen e dy apartamenteve, me vlerë totale rreth 125.280 euro, si dhe ka fshehur sipërfaqen e truallit 1000 m2 me kufizim në rrugën automobilistike Tiranë- Elbasan”.

Në deponimin e tij, Drita ka deklaruar se ka nënshkruar një kontratë fiktive me një kompani, me qëllim marrjen e një kredie në një bankë të nivelit të dytë në shumën e 100 mijë eurove, duke lënë si kolateral një sipërfaqe prej 6200 m2 tokë. Ndërsa për sipërfaqen 1 mijë m2, kreu i komunës së Bërzhitës është shprehur se ka harruar ta deklarojë, por jo se ka dashur ta fshehë.

Njoftimi i policisë:

“Nga Seksioni i Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, u bë ndalimi për veprën penale të “Korrupsionit” për shtetasin:

– Genci Drita, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish kryetar i Komunës Berzhitë.

Ndalimi i këtij shtetasi është berë në zbatim te ekzekutimin e vendimit penal të datës 21.07.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur dënimin e shtetasit Genci Drita, me 5(pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shteteror ose i të zgjedhurve vendore” .

Neni 260 i K.Penal dhe 406/1 të K.Penal.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY