DETAJE/ Sarandë, Policia “e akuzoi” për vetëvarjen e burrit, gruaja përgënjeshtron dhe...

DETAJE/ Sarandë, Policia “e akuzoi” për vetëvarjen e burrit, gruaja përgënjeshtron dhe rrëfen ngjarjen

142
0
Shares

Foto, fshati Gjashtë – Sarandë

Pas ngjarjes së rëndë ku një 47-vjeçar u vetëvar në banesën e tij në Gjashtë të Sarandës, policia lëshoi një komunikatë ku si shkak i vetëvarjes sipas saj ishte bërë një grindje bashkëshortore.
Sipas burimeve policore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A. D. është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Por, gjatë marrjes në pyetje nga efektivët e policisë, bashkëshortja e viktimës ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se mes tyre nuk kishte pasur asnjë debat, shkruan “Panorama”.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Arsen Dauti kishte kohë që vuante nga një gjendje depresive, madje kohët e fundit ishte tepër i rënduar tregojnë të afërm të tij.
Arsen Dauti ka vetëm një djalë, 22 vjeç, ndërkohë që prej vitesh punonte si varrmihës në varrezat e fshatit Gjashtë. Në vitin 2014, Arsen Dauti rezulton se është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes S. Dauti.
Kjo e fundit nga dëmtimet që mori në atë kohë u shtrua edhe në spital. Në shkurt të këtij 47-vjeçari ishte arrestuar përsëri, pasi ishte dënuar me 1 muaj burg për “veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Familjarët ndryshe nga policia mohojnë grindjen mes bashkëshortëve si shkak i kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë


komisariati-sarandeRreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A. D., rreth 47 vjeç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A. D., është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY